“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e ngrinte kokën (nga rukuja) në rekatin e fundit, thoshte: “O Allah, shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah, shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah, shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah, ndëshkoje fisin mudar me dënim të ashpër ! O Allah, shndërroja këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!” Ai po ashtu ka thënë: “Allahu e faltë gifarin (fis) ! Allahu e shpëtoftë eslemin (fis) !” Ibn Ebu Zinadi përcjell nga babai i tij: “Tërë kjo ishte në namazin e sabahut.””