“Ebu Nuajmi na ka treguar nga Zuhejri se Ebu Is'haku tregon se një ditë, Abdullah ibn Jezid Ensariu doli së bashku me Bera ibn Azibin dhe Zejd ibn Erkamin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për t'u lutur për shi. Abdullah ibn Jezidi u ngrit në këmbë pa minber, bëri istigfar (kërkoi falje), pastaj ua fali dy rekate duke lexuar (Kuran) me zë, pa e thirrur as ezanin, as ikametin. Ebu Is'haku thotë se Abdullah ibn Jezidi e ka parë Pejgamberin ﷺ.”