“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, se ky e ka dëgjuar Abad ibn Temimin, e ky nga xhaxhai i tij se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli në namazgjah për namazin e shiut. U drejtua nga kibla, i fali dy rekate dhe e ktheu ridanë mbrapsht. Sufjani ka thënë: “Më ka rrëfyer Mesudi se Ebu Bekri i ka treguar: “Vendosi anën e djathtë të ridasë së tij mbi supin e majtë (dhe anasjelltas).””