“Ejub ibn Sulejmani ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekër ibn Ebu Uvejsi, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka thënë Jahja ibn Seidi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ ditën e premte dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Bagëtitë veç sa s'kanë ngordhur, familjet janë të uritura e mbaruan njerëzit. I Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart për t'u lutur. Edhe njerëzit, së bashku me Pejgamberin ﷺ, i ngritën duart për t'u lutur. Akoma pa dalë prej xhamisë, zuri të binte shi, i cili vazhdoi deri në xhumanë e ardhshme. Sërish, personi i njëjtë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Njerëzit nuk po mund të udhëtojnë dhe rrugët janë bllokuar.”