“Seid ibn Ebu Merjem na ka thënë: Na ka rrëfyer Nafi ibn Omeri se Ibn Ebu Mulejke tregon se, sa herë që Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, dëgjonte diç që nuk e kuptonte, pyeste derisa t'i sqarohej mirë. Njëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që merret në llogari, veçse është dënuar.” Aishja thotë: “Në atë rast unë e pyeta: “A nuk thotë Allahu i Lartësuar: “Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë.” (Inshikak, 8)?” Pejgamberi ﷺ më tha: “Kjo, që po thua ti, është paraqitja para Allahut, kurse ai që merret në llogari (hollësisht) , është i shkatërruar.””