“Muhamed ibn Mukatil Ebu Hasen Merveziu, na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Nafiu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ shihte duke rënë shi, thoshte: “Allahume sajiben nafian (O Allah, bëje shi të dobishëm) !” Transmetimin e Abdullahut e ka fuqizuar edhe Kasim ibn Jahjai nga Ubejdullahu. Ndërkaq, Evzaiu dhe Ukajli e transmetojnë këtë hadith po ashtu nga Nafiu.”