“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, andaj eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes së ndokujt, por me to Allahu i frikëson robërit e Tij.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: Abdulvarithi, Shuëbe, Halid ibn Abdullahu dhe Hamad ibn Seleme në transmetimet e tyre (të këtij hadithi) nga Junusi nuk e kanë përmendur (fjalinë): “Me to Allahu i frikëson robërit e Tij.” (Mirëpo, transmetimin e Hamad ibn Zejdit nga Junusi) e ka fuqizuar edhe (transmetimi i) Musait nga Mubareku, e ky nga Haseni, i cili ka thënë: “Më ka lajmëruar Ebu Bekrete se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me to Allahu i frikëson robërit e Tij.” (Po ashtu, transmetimin e Hamad ibn Zejdit nga Junusi, e ky nga Haseni) e ka fuqizuar edhe (transmetimi i) Eshathit nga Haseni.”