“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi, e ky nga Ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, gjaku dhe pasuria juaj - Muhamedi (ibn Sirini) thotë: “Më duket se ka thënë edhe: nderi juaj, - janë të shenjta (të ndaluara) ndërmjet jush, si shenjtëria e kësaj dite suajës, e këtij muaji tuajit. Vini re! Ju që jeni të pranishëm, duhet t'ua përcillni këto fjalë atyre që s'janë të pranishëm.” Muhamedi (ibn Sirini) thoshte: “Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ.” Në fund, Pejgamberi ﷺ shtoi: “A jua kam kumtuar (mesazhin prej Allahut) ?” - këtë e përsëriti dy herë.””