“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ ndodhi eklipsi diellor, u bë thirrje: “Tubohuni për namaz.” Pejgamberi ﷺ i bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe i bëri edhe dy ruku të tjera në një rekat. Pastaj qëndroi ulur (në fund të namazit), ndërkohë Dielli u shfaq tërësisht. Aishja tregon: “Asnjëherë nuk kam qëndruar në sexhde më gjatë sesa këtë herë.””