“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e lexoi suren Nexhm dhe ra në sexhde. Asnjë i pranishëm nuk mbeti pa rënë në sexhde, përveç një burri, i cili mori një grusht me guralecë ose dhé, e ngriti në ballë dhe (duke ironizuar sexhden) tha: “Më mjafton kjo.” Më vonë, pashë se i njëjti u vra si jobesimtar.”