“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Bekri se Ebu Rafiu tregon: “Një namaz të jacisë e fala me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili, gjatë namazit, lexoi suren Inshikak dhe bëri sexhde. E pyeta: - Ç'është kjo? - Kam bërë sexhde në këtë sure duke qenë mbrapa Ebu Kasimit ﷺ. Andaj, do ta vazhdoj këtë praktikë derisa ta takoj sërish (të vdes) .””