“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Is'haku se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ u nisëm prej Medinës për në Mekë dhe (gjatë gjithë kohës) namazet i falte nga dy rekate, derisa u kthyem në Medinë. (Jahja ibn Ebu Is'haku thotë:) E pyeta (Enesin): - Sa keni qëndruar në Mekë? - Kemi qëndruar dhjetë ditë, - tha ai.””