“Ubejdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, namazi u obligua vetëm dy rekate. Pastaj, namazi i udhëtarit mbeti aq sa ka qenë (dy rekate), kurse namazi i vendasit u shtua (në katër rekate).” Zuhriu thotë: “E kam pyetur Urven: - Ç'është puna e Aishes, që e plotëson namazin (në udhëtim)? - Justifikohet me veprimin e Othmanit (sa ishte në Mina), - tha Urve.””