“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdullah ibn Amir ibn Rebia se Amir ibn Rebia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke bërë me kokë (me gjeste) teksa falte namaz vullnetar, hipur mbi deve, pavarësisht nga kthehej. Por, në namazet farze nuk vepronte kështu.””