“Ahmed ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami se Enes ibn Sirini tregon: “Dolëm për ta pritur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili vinte prej Shamit. Me të u takuam në Ajnu Temër. Ngaqë e pashë duke u falur mbi gomar i drejtuar anash, domethënë, në të majtë të kiblës, i thashë: - Pashë se nuk u fale në drejtim të kiblës. - Sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke vepruar kështu, as unë nuk do të veproja ashtu, - tha Enesi.” (Këtë hadith e transmeton edhe) Ibrahim ibn Tahmani nga Haxhaxhi, e ky nga Enes ibn Sirini, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”