“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Amiri se babai i tij, Amir ibn Rebia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Pejgamberin ﷺ duke falur namazin e natës në udhëtim, mbi shpinën e kafshës së udhëtimit, (falej) ngado që kthehej ajo.”