“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Mutarrifi, e ky nga Shabiu se Ebu Xhuhajfe tregon se e pyeti Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ)?” Ai tha: “Jo, përveç Librit të Allahut, të kuptuarit (e Kuranit) që i është dhënë ndonjë muslimani dhe kësaj që gjendet (e shkruar) në këtë fletushkë. - E çfarë ka në këtë fletushkë? - i tha Ebu Xhuhajfe. - Rregullat se kur farefisi i dorasit obligohen të shpaguajnë gjakun, lirimin e të burgosurit dhe normën se besimtari nuk mbytet për jobesimtarin, - iu përgjigj Aliu.””