“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u rrëzua nga kali, e në atë rast iu lëndua ana e djathtë. Kur shkuam për ta vizituar, hyri koha e namazit, dhe ai u fal ulur, e edhe ne mbrapa tij (u falëm ulur). Pastaj tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi ) , thoni: “Rabena ve lekel hamd (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi) . ””