“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte raste kur i Dërguari i Allahut ﷺ linte ndonjë vepër (vullnetare), edhe pse kishte dëshirë ta kryente, nga frika se edhe njerëzit do ta vepronin, e, rrjedhimisht, do t'u obligohej. Asnjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka falur namazin e duhasë, por unë e fal atë.””