“Abdani më ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Mesruku tregon: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Cila vepër ka qenë më e dashur te Pejgamberi ﷺ? - Ajo që kryhet në vazhdimësi, - iu përgjigj ajo. - E kur zgjohej (për namaz nate)? - e pyeta. - Zgjohej kur e dëgjonte gjelin (këndimin e parë të gjelit gjatë natës), - tha ajo. Muhamed ibn Selami ka thënë: “Na ka rrëfyer Ebu Ahvasi, e ky nga Eshathi (i cili e ka përmendur në vazhdim senedin e njëjtë me atë paraprak, nga Aishja), e cila thotë: “Kur e dëgjonte gjelin, ngrihej dhe falej.””