“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë ndonjë muaji, hante (nuk agjëronte), saqë mendonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë të tij dhe agjëronte, saqë mendonim se nuk do të hante asnjë ditë të tij. Kur doje ta shihje duke u falur gjatë natës, e gjeje duke u falur, e, kur doje ta shihje fjetur, e gjeje duke fjetur.” Transmetimin e Muhamed ibn Xhaferit nga Humejdi e ka fuqizuar Sulejmani dhe Ebu Halid Ahmeri nga Humejdi.”