“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe; Gjithashtu Sulejmani më ka treguar se këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Esvedi tregon: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) si falej Pejgamberi ﷺ gjatë natës.” Ajo tha: “Në pjesën e parë të natës flinte, ndërsa në pjesën e fundit zgjohej dhe falej, pastaj kthehej në shtratin e tij. Kur muezini e thërriste ezanin, ngrihej. Nëse kishte nevojë (për pastrim), lahej, e, nëse jo, merrte abdes dhe dilte (për namaz).””