“Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hindi, e kjo nga Umu Seleme. (Ibn Ujejne ka thënë): Po ashtu Amri dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Zuhriu e ky nga Hindi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë Pejgamberi ﷺ, me t'u zgjuar nga gjumi, tha: “Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu) ! Sa e sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Zgjoni zonjat e shtëpive (gratë e tij) , sepse, ku i dihet, një e mbuluar në dynja, mund të jetë e zhveshur në botën tjetër! ””