“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar 800000;">Xhabir Ebu Shaëthain se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Me të Dërguarin e Allahut ﷺ i kam falur tetë rekate rresht (drekën dhe ikindinë, duke i ndarë me selam) dhe shtatë rekate rresht (akshamin dhe jacinë, duke i ndarë me selam). Amri iu drejtua Ebu Shaëthait: - Mendoj se e ka vonuar drekën (deri në fund të kohës së saj) dhe e ka përshpejtuar ikindinë (duke e falur në fillim të kohës së saj) . E ka vonuar akshamin dhe e ka përshpejtuar jacinë (ashtu siç e ka vepruar me drekën dhe ikindinë) . - Ashtu mendoj edhe unë, - ia ktheu Ebu Shaëthai.”