“Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Enes ibn Sirini se Enes ibn Malik Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ensar shtatmadh iu ankua Pejgamberit ﷺ: “Nuk po arrij të falem me ty (në xhami me xhemat). Kështu, përgatiti një drekë për Pejgamberin ﷺ dhe e ftoi në shtëpinë e tij. I shtroi një hasër, të cilën e pastroi me ujë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate në të. Një burrë i familjes Xharudi e pyeti Enesin: - A e falte Pejgamberi ﷺ namazin e duhasë? - Nuk e kam parë asnjëherë duke e falur, përveç asaj dite”, - tha Enesi.”