“Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Jezid ibn Ebu Habibi se Merthed ibn Abdullah Jezeniu ka thënë: “Shkova tek Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: - A të të tregoj diçka për Ebu Temimin, që do të të çuditë? Ai i fal dy rekate para namazit të akshamit. - Kështu i falnim edhe ne në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, - m'u përgjigj Ukbe. - Po tani, pse nuk i fal? - e pyeta. - Për shkak të angazhimeve, - tha ai.””