“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku se Kazeja, i çrobëruari i Zijadit, tregon: “E kam dëgjuar Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i përmendur prej Pejgamberit ﷺ katër gjëra, të cilat më pëlqenin dhe më ngazëllenin. Ai ka thënë: 1. “Gruaja të mos udhëtojë në largësi prej dy ditësh, përveçse me burrin ose kujdestarin e saj; 2. Të mos agjërohen dy ditë: dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Kurbanit; 3. Pas dy namazeve nuk ka namaz (vullnetar) : pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli, si dhe pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë; 4. Nuk lejohet udhëtimi enkas për madhërimin e një vendi, përveç në tri xhamitë: Xhaminë e Qabesë, Xhaminë Aksa dhe xhaminë time.””