“Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Xhaferi, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një grua e thirri të birin teksa ishte në faltore: - O Xhurejxh! - O Allah, nëna ime apo namazi im? - tha ai. - O Xhurejxh! - e thirri ajo sërish. - O Allah, nëna ime apo namazi im? - tha ai. - O Xhurejxh! - O Allah, nëna ime apo namazi im? - O Allah, bëj që Xhurejxhi të mos vdesë pa hasur në fytyrat e lavireve, - tha nëna e tij. Kështu, një çobaneshë, kur i ruante delet, i afrohej faltores së tij. Një ditë, ajo lindi një fëmijë dhe, kur e pyetën: “I kujt është ky fëmijë?”, ajo iu përgjigj: “I Xhurejxhit. D oli nga faltorja e tij (dhe bëri imoralitet me mua) .” - Ku është ajo që pretenduaka se fëmija është imi? - pyeti Xhurejxhi. - Oj foshnjë! Kush është babai yt? - e pyeti Xhurejxhi . - Çobani, - iu përgjigj foshnja.””