“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I shtrija këmbët në kiblën (sexhden) e Pejgamberit ﷺ teksa falej. Kur donte të binte në sexhde, më prekte, andaj unë i tërhiqja. Kur ngrihej, i shtrija sërish.””