“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në xhami në drejtim të kiblës, andaj u zemërua me të pranishmit në xhami dhe u tha: “Allahu është përpara jush gjatë kohës sa jeni në namaz. Andaj, mos pështyni, - ose ka thënë: mos nxirrni këlbazë (gjatë namazit) - .” Pastaj zbriti dhe e fshiu me dorë. Ibn Omeri thotë: “Kur dikush pështyn, le të pështyjë majtas.””