“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Omeri ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbrapa Pejgamberit ﷺ e fala namazin e ikindisë dhe, pasi e kreu, u ngrit me nxitim e shkoi në shtëpinë e njërës prej grave të tij. Kur u kthye, nëpër fytyrat e njerëzve vuri re se ishin habitur për shkak të ngutjes së tij, andaj u tha: “Teksa falesha, m'u kujtua se në shtëpi kisha disa florinj e nuk doja të qëndronin as dhe një natë më shumë te ne, andaj urdhërova të shpërndaheshin.””