“Muhamed Muthena na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njerëzit po thonë se Ebu Hurejra e ka tepruar (duke transmetuar hadithe). Kështu, pata takuar një person dhe e pata pyetur: - Çfarë këndoi mbrëmë i Dërguari i Allahut ﷺ në namazin e jacisë? - Nuk e di, më tha. - A nuk ishe i pranishëm në namaz? - e pyeta. - Po, isha. - Unë e di mirëfilli. Ka lexuar këtë e atë sure, - i thashë.””