“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ është ngritur në këmbë pas dy rekateve të drekës, pa qëndruar në uljen e parë. Kur arriti në fund të namazit, i bëri dy sexhde, pastaj dha selam.””