“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali drekën ose ikindinë dhe dha selam.” Dhuljedejni i tha: “O i Dërguari i Allahut, mos u shkurtua namazi?” - “A është e vërtetë kjo që ky po thotë (se i kam falur vetëm dy rekate) ?” - i pyeti të pranishmit Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thanë. Pastaj i fali edhe dy rekate të tjera dhe bëri dy sexhde. Sad ibn Ibrahimi tregon: “E kam parë Urve ibn Zubejrin duke dhënë selam pas dy rekateve të akshamit (nga harresa), foli diçka, pastaj e fali pjesën e mbetur dhe i bëri dy sexhde.” Pas kësaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.””