“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut ﷺ, tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ ishte i sëmurë, u fal ulur në shtëpinë e vet. Mbrapa tij u falën një grup njerëzish të ngritur në këmbë. Ai ua bëri me shenjë për t'u ulur dhe, pasi e kreu (namazin), u tha: “Imami duhet pasuar: kur të bjerë në ruku, bini edhe ju, e, kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju.””