“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni, e këtij i ka treguar Vasil Ahdebi, e ky nga Mamur ibn Suvejdi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më erdhi meleku (Xhibril) prej Zotit tim dhe më tha, - ose ka thënë: më përgëzoi se, - kushdo që vdes prej umetit tim pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet.” - Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh? - pyeta. - “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh”, - m'u përgjigj Pejgamberi ﷺ.”