“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Munkedirin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kur m'u vra babai, ia zbuloja fytyrën dhe qaja. Njerëzit mundoheshin të më ndalnin, porse Pejgamberi ﷺ nuk më ndalte. Edhe halla ime, Fatimja, qante, së cilës Pejgamberi ﷺ i tha: “Po qan?” - ose ka thënë: "Mos qaj! - Melekët e mbulonin atë me krahët e tyre derisa e morët ju.” Transmetimin e Shuëbes e ka fuqizuar Ibn Xhurejxhit i cili ka thënë: “Më ka rrëfyer Ibn Munkediri, i cili e ka dëgjuar Xhabirin.””