“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ebu Is'hak Shejbaniu, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një njeri, të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ e vizitonte, vdiq dhe e varrosën natën. Në mëngjes i treguan Pejgamberit ﷺ, i cili tha: - “Pse nuk më keni lajmëruar?” - Ishte në terrin e natës, e nuk deshëm të të mundojmë, - i thanë. Kështu, shkoi te varri i tij dhe ia fali namazin e xhenazes.”