“Ahmed ibn Muhamed Mekiu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Sadi, se babai i tij Ibrahimi tregon për (babanë e vet) Abdurrahman ibn Aufin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se një ditë, kur i sollën ushqim, tha: “Kur është vrarë Musab ibn Umejri, i cili ka qenë më i mirë se unë, nuk patëm gjetur me se ta qefinosnin, përveç një gune. Po ashtu, kur është vrarë Hamzai, ose një burrë tjetër, që, gjithashtu, ka qenë më i mirë se unë, nuk patëm gjetur me se ta qefinosnin, përveç një gune. Kam frikë se na janë përshpejtuar mirësitë qysh në këtë botë. Pastaj qau.””