“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua i solli Pejgamberit ﷺ një pelerinë të re e të qëndisur. Sehli pyeti: - A e dini ç'është pelerina? - Petk i gjatë, - iu përgjigjën të pranishmit. - Po, - tha ai. Pastaj vazhdoi: “Gruaja në fjalë i tha Pejgamberit ﷺ: “E kam qëndisur me dorën time dhe ta kam sjellë që ta veshësh. Pejgamberi ﷺ e mori dhe, ngaqë kishte nevojë për të, e veshi. Erdhi te ne, ndërkohë e kishte veshur si rrobë të poshtme. Njëri prej të pranishmëve tha: Sa e bukur qenka, mund të ma japësh?” Njerëzit i thanë: “Nuk bëre mirë, Pejgamberi ﷺ e ka veshur sepse kishte nevojë, e ti ia kërkove duke e ditur se ai nuk refuzon.” Ai tha: “Betohem në Allahun se nuk ia kërkova për ta veshur, por për të qenë qefini im.” Në të vërtetë, ashtu ndodhi, ajo i shërbeu si qefin.”