“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e ky nga Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim në varrimin e vajzës së të Dërguarit të Allahut ﷺ (Umu Kulthumit), i cili rrinte ulur afër varrit. Pashë se i lotonin sytë. Ai pyeti: - “A ka ndonjë prej jush që mbrëmë nuk ka bërë marrëdhënie intime?” - Unë, - tha Ebu Talhai. - “Zbrit”, - i tha Pejgamberi ﷺ, e ai (Ebu Talhai) zbriti në varrin e saj.””