“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë (varrit të) një hebreje teksa familja e saj qanin për të, e në atë rast tha: “Ata po qajnë për të, ndërkohë ajo po dënohet në varr.””