“Bishr ibn Hakemi na ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ujejne, e këtij i ka rrëfyer Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “U sëmur një djalë i Ebu Talhait dhe, kur vdiq, Ebu Talhai nuk ishte në shtëpi. Kur gruaja e tij pa se ai vdiq, e vendosi në një qoshe të shtëpisë dhe përgatiti diçka për burrin e saj. Kur erdhi Ebu Talhai, pyeti: - Si është djali? - Është qetësuar dhe shpresoj që më në fund të jetë rehatuar, - iu përgjigj ajo. Ebu Talhai mendoi se ajo ia tha të vërtetën. Ai fjeti dhe, kur u zgjua, u pastrua (nga xhunubllëku). Kur zuri të dalë (për namazin e sabahut), ajo i tregoi se i biri ka vdekur. Pasi u fal me Pejgamberin ﷺ, i tregoi çfarë kishte ngjarë mes tyre. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Shpresoj se Allahu do t'ju begatojë në natën tuaj.” Sufjani tregon se një ensar ka thënë: “Kam parë se kanë pasur nëntë fëmijë, që të gjithë e kanë mësuar Kuranin (përmendsh).””