“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga babai i tij se Amir ibn Rebia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur ta shihni xhenazen, ngrihuni në këmbë derisa t'ju lërë pas (t'ju kalojë) .” Sufjani e transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi, e ky nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Rebia e ky nga Pejgamberi ﷺ. Humejdi shton: “Derisa të kalojë ose të lëshohet (në varr) .””