“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi, se babai i tij Ebu Seid Makburi tregon: “Teksa ishim në një varrim, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e mori për dore Mervanin dhe u ulën para se xhenazja të lëshohej (në varr). Ebu Seidi shkoi tek ata, e mori për dore Mervanin dhe i tha: - Ngrihu, se betohem në Allahun se ky e di se Pejgamberi ﷺ na e ka ndaluar këtë. - Ashtu është, - tha Ebu Hurejra.””