“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ubejdullah ibn Miksemi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se pranë tyre kaloi një xhenaze, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u ngrit në këmbë (për të). Ashtu vepruam edhe ne. Pastaj e pyetëm: - O i Dërguari i Allahut, ajo ishte xhenazja e një hebreu? - “Kur ta shihni xhenazen, ngrihuni”, - tha ai.”