“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur në mend nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse, nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.””