“Muhamed ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vdiq një zezak, - burrë ose grua, - që e pastronte xhaminë (dhe përkujdesej për të), porse Pejgamberi ﷺ nuk ishte në dijeni për vdekjen e tij. Një ditë iu kujtua personi në fjalë, andaj pyeti: - “Si i ka punët ai person?” - Ka vdekur, o i Dërguari i Allahut! - i thanë ata. - “Pse nuk më keni lajmëruar?” - pyeti. - Ka qenë kështu e ashtu, - i treguan për të, duke e nënvlerësuar çështjen e tij. - “Më drejtoni te varri i tij”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, shkoi te varri dhe ia fali xhenazen.”