“Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Meleku i Vdekjes shkoi te Musai ﷺ, ai e goditi fort. Meleku u kthye te Zoti i vet e i tha: “Më ke dërguar te një rob që nuk e dëshiron vdekjen.” Allahu ia ktheu syrin në vend dhe i tha: “Kthehu, e thuaji le ta vendosë dorën mbi shpinën e një kau dhe, sa qime t'i mbulojë me dorë, do të jetojë aq vjet shtesë.” Ai (Musai) tha: - O Zot, e pastaj çfarë? - Pastaj vdekje, - tha Allahu ﷻ. - E po, tani (dua të vdes), - tha Musai ﷺ. Dhe, kërkoi prej Allahut që ta afronte te toka e shenjtë (Kudsi), në largësi sa hidhet një gur. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur të isha atje, do t'jua tregoja varrin e tij përskaj rrugës, te Duna e Kuqe Ranore .””