“Ibn Mubareku ka thënë: Na ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Zuhriu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ për të vrarët e Uhudit pyeste: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin prej tyre, e fuste të parin në varr (lahd), pastaj të bashkëvarrosurin e tij. Xhabiri (ibn Abdullah ibn Harami) shton: “Babai im dhe (një djalë) xhaxhai (Amër ibn Xhemuh ibn Zejd ibn Harami) janë qefinosur me një gunë.” Sulejman ibn Kethiri ka thënë: “Më ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar dikush që e ka dëgjuar Xhabirin.””